Rekordet që Cristiano Ronaldo mund t’i thyejë në Kupën e Botës 2026

Rekordet që Cristiano Ronaldo mund t’i thyejë në Kupën e Botës 2026

Cristiano Ronaldo e nis Botërorin 2026 me mundësinë për të vendosur një rekord unik; të bëhet futbollisti i parë që shënon në 6 Kupa Bote të ndryshme. Ai ka realizuar gola në edicionet 2006, 2010, 2014, 2018 dhe 2022, ndërsa një gol më 2026 do ta zgjaste rekordin që tashmë i përket vetëm atij. Kapiteni i Portugalisë ka 8 gola në Botëror dhe i duhet vetëm 1 tjetër për të barazuar Eusébion (9), golashënuesin më të mirë portugez në historinë e turneut. Me 2 gola të tjerë, Cristiano do të mbetej i vetëm në krye. Ai ka zhvilluar 22 ndeshje në Kupat e Botës. Nëse luan të tria sfidat e fazës së grupeve, do të arrijë në 25 ndeshje, duke barazuar Lothar Matthäus. Jashtë Botërorit, Cristiano...