Rekord kartonësh në Botërorin 2026! 94 lojtarë rrezikojnë pezullimin para fazës eliminatore

Rekord kartonësh në Botërorin 2026! 94 lojtarë rrezikojnë pezullimin para fazës eliminatore

Ky veprim bie ndesh me një nga rregullat e reja të vendosura nga IFAB dhe FIFA, të cilat po zbatohen për herë të parë në këtë Botëror. Sipas rregullores disiplinore të Kupës së Botës 2026, një futbollist që grumbullon dy kartonë të verdhë humbet automatikisht ndeshjen pasardhëse. Në një turne relativisht të shkurtër, ku skuadrat mund të zhvillojnë maksimumi tetë ndeshje deri në finale, mungesa në një takim konsiderohet një humbje e rëndësishme. Për këtë arsye, lojtarët po tregohen më të kujdesshëm si në protestat ndaj arbitrave, ashtu edhe në ndërhyrjet ndaj kundërshtarëve. Përpara nisjes së fazës së 1/16-ve të finales, plot 94 futbollistë ndodhen nën kërcënimin e pezullimit. Nëse ndonjëri prej tyre ndëshkohet me karton në ndeshjet e fundit të fazës së grupeve, do...