“Reklamë e shkëlqyer”, Guardiola feston pas suksesit ndaj Liverpool, Slot: Rezultat zhgënjyes

“Reklamë e shkëlqyer”, Guardiola feston pas suksesit ndaj Liverpool, Slot: Rezultat zhgënjyes

Spektakël, gola, përmbysje, në fund fiton Man.City, me “qytetarët” që triumfojnë 2-1 brenda në “Anfeild” duke mbajtur të gjallë objektivin titull, të paktën nuk lejuan Arsenal të “arratiset” më shumë duke ruajtur diferencën prej 6 pikësh me kreun. Të kuqtë e Arne Slot, të shtyrë dhe nga publiku ishin me superior në pjesën e parë, krijuan disa raste të pastra për shënim, por Donnarumma në një mbrëmje të madhe mbajti Man.City në lojë. Në minutën e 74-ët, Szoboszlai realizoi një super gol nga goditja e dënimit duke që stadiumi të shpërthente në festë. Fundi i ndeshjes ishte “zjarr”, kjo për meritë të ekipit të Guardiola-s ku fillimisht, në minutën e 84-ët, Haaland uli një top të bukur për Bernardo Silva-n me këtë të fundit që...