Reali mban hapin e Barçës, në Valencia i nderon Mbappe, Arbeloa: Është më i miri në botë, po ndjek CR7 (VIDEO)
Në Spanjë, beteja për titull vijon të jetë “flak”, me Barçën dhe Real Madrid që përplasen në distancë. Në kushte emergjence, me shumë mungesa, Arbeloa dhe të besuarit e tij dolën me 3 pikë nga transferta përballë Valencia-s pas suksesit 2-0. Sigurisht vuajtën jo pak, por në fund rëndësi kishin vetëm pikët e plota duke mos lejuar Barçën të arratiset. Pa Vinicius, Bellingham e të tjerë, Reali hasi vështirësi në pasin final duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në barazim pa gola. Më në fund, në minutën e 65-të, Carreras dribloi këdo i doli përpara, ishte dhe me fat, duke finalizuar më pas me plot klas brenda në zonë. Valencia jo vetëm që nuk u dorëzuan, por tentuan deri në fund të shmangin...
Burimi:
gijotina.com