Reali argëtohet ndaj Elches, gola pa limit në La Liga

Reali argëtohet ndaj Elches, gola pa limit në La Liga

Pas suksesit në Champions, Real Madrid vijon të bëjë mirë edhe në kampionat, teksa mundi 4-1 Elchen. Rudiger dhe i zakonshmi Valverde vendosën ndeshjen në “shinat” e duhura që në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, Huijsen thelloi shifrat. Një autogol i Moran çoi shifrat në 3-1. Në fund pati kohë edhe për një gol të Guler. Ekipi i Arbeloas renditet në vendin e dytë me 66 pikë, 1 më pak se Barcelona kryesuese e La Liga.