Burimi:
gijotina.com
Foto © gijotina.com
Real-Vinicius, tifozët firmosin divorcin, vërshëllehet në korr
Vinicius-Real Madrid, nga një martesë e lumtur, sot ka mbërritur në një pikë pa kthim, në një divorc i pashmangshëm, i firmosur së fundmi dhe nga vetë tifozët. Në “Bernabeu”, në atë qe ka qenë shtëpia e tij prej vitesh, në sfidën kundër Sevilla-s, Vinicius u vërshëllye dhe u kontestua në korr nga tifozët. Në minutën e 83-ët, kur u zëvendësua, u përball me një situatë të paprecedentë për të, me tifozët që nisën ta vërshëllenin, ndërsa Vinicius reagoi në mënyrë demonstrative duke hequr fanellën, si për të konfirmuar vendimin e tij se ky ishte fundi. Jo vetëm kaq, por menjëherë sapo shkoi në dhomat e zhveshjes ndryshoi foton e profilit, hoqi foton me fanellën e Real Madrid dhe e zëvendësoi me një foto ku...