Real Madrid “spektakël” ndaj Sociedad dhe rikthehet në krye. Presioni kalon te Barcelona (video)
Real Madrid ka fituar pa probleme 4-1 ndaj Real Sociedad, në sfidën e javës së 24-të, e luajtur në “Santiago Bernabeu”. Madrilenët gjetën avantazhin që në minutën e pestë, ku pas një krosimi perfekt nga krahu të Alexander Arnold ishte Gonzao Garcia që preku topin sa për të devijuar në rrjetë. Në minutën e 20-të, Dean Hujisen pengon brenda zone Yangel Herrera, penallti për Real Sociedad. Mikel Oyarzabal tregohet i saktë nga pika e bardhë dhe barazon shifrat 1-1. Megjithatë, kundërpërgjigjja e Real Madridit ishte e shpejtë. Në minutën e 24-të, Vinicius Junior pengohet brenda zone nga Jon Aramburu, arbitri jep penallti, braziliani tregohet i saktë nga 11-metrat dhe kalon në avantazh 2-1 “Los Blancos”. Në minutën e 31-të, që shënoi golin e tretë për...
Burimi:
telesport.al