Real Madrid piketon në PL trajnerin e ri. Një spanjoll për “Los Blancos”…

Real Madrid piketon në PL trajnerin e ri. Një spanjoll për “Los Blancos”…

29 Janar 2026 17:13 Telesport Alvaro Arbeloa do të drejtojë Real Madridin deri në fund të këtij sezoni dhe më pas “Los Blancos” do të gjejnë një trajner të përhershëm. Ndërkohë, gazetari i njohur spanjoll Ramón Álvarez de Mon, në kanalin e tij në Youtube, zbulon se një nga kandidatët kryesorë në listën e Real Madridit për të marrë drejtimin e ekipit është Unai Emery. Spanjolli po bën një punë të shkëlqyer në Premier League tek Aston Villa, ku është në garë matematikisht për titullin, por objektivi kryesor është bileta për në Champions League, si dhe është ende në lojë në Europa League. 54-vjeçari spanjoll ka një përvojë të pasur, pasi më parë ka drejtuar klubet si Sevilla, Villarreal, PSG dhe Arsenal, te parizienët dhe...