Real Madrid kërkon Vitinha-n, Al-Khelaifi merr vendimin drastik

Real Madrid kërkon Vitinha-n, Al-Khelaifi merr vendimin drastik

29 Dhjetor 2025 19:25 Telesport Prej kohësh përflitet për një interesim të madh të Real Madridit për mesfushorin e PSG-së, Vitinha. Transferimi i portugezit te klubi madrilen duket një lëvizje thuajse e pamundur. “Defensa Central” raporton se presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, ka mbajtur një qëndrim për këtë çështje. Përveçse nuk dëshiron të humbasë një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit, nëse jo më të rëndësishmin, marrëdhënia midis dy presidentëve dhe klubeve është shumë e tensionuar pas asaj që ndodhi me rastin e Kylian Mbappe. Mjaftojnë këto dy arsye për Al-Khelaifi, për të mbyllur derën njëherë e mirë të gjithë zërave që e lidhin Vitinha-n me një transferim drejt Real Madridit në verën e ardhshme.