Reagimi i ndjerë i Rodrygo pas dëmtimit që do ta lërë jashtë Kupës së Botës: Nuk e di nëse e meritoj këtë…

Reagimi i ndjerë i Rodrygo pas dëmtimit që do ta lërë jashtë Kupës së Botës: Nuk e di nëse e meritoj këtë…

Braziliani Rodrygo ka këputur ligamentin e kryqëzuar anterior dhe për këtë arsye do të mungojë deri në fund të vitit, duke humbur pjesën tjetër të sezonit me Real Madridin dhe mbi të gjitha Kupën e Botës me Brazilin. Vetë braziliani ka reaguar përmes një postimi të ndjerë në rrjetet sociale, ku premton që nuk do të ndalet këtu dhe do të rikthehet shumë shpejt më i fortë se më parë. “Edhe pa e kuptuar, të besoj… Një nga ditët më të këqija të jetës sime, sa shumë e kam pasur gjithmonë frikë këtë dëmtim… ndoshta jeta ka qenë pak mizore me mua kohët e fundit… Nuk e di nëse e meritoj këtë, por për çfarë mund të ankohem? Sa gjëra të mrekullueshme kam përjetuar që...