Raphinha, viti 2025 konfirmoi statusin e tij si futbollist i klasit botëror

Raphinha, viti 2025 konfirmoi statusin e tij si futbollist i klasit botëror

Raphinha u nderua këtë të diel në “Globe Soccer Awards” në Dubaj si “Lojtari më i mirë i La Liga-s 2024-25”, duke vulosur një vit të jashtëzakonshëm për brazilianin 29-vjeçar. Gjatë vitit, ai ishte pjesë kyçe e formacionit të Hansi Flick dhe kontribuoi në fitimin e tre titujve të brendshëm me Barcelonën, me 24 gola dhe 15 asistime më 2025, plus 7 gola dhe 3 asistime që nga fillimi i sezonit aktual, pavarësisht mungesës në 9 ndeshje për shkak të lëndimeve. Pas sezonit 2024/25 me 34 gola dhe 26 asistime në 57 ndeshje, si dhe si golashënuesi më i mirë i Champions League me 13 gola, ai u rendit i pesti në votimin për “Topin e Artë” 2025, pas Dembélé, Lamine Yamal, Vitinha dhe Salah,...