Raphinha u dëmtua me Brazilin, Barcelona fiton 143 mijë euro nga FIFA

Raphinha u dëmtua me Brazilin, Barcelona fiton 143 mijë euro nga FIFA

28 Mars 2026 16:49 Telesport Duke qenë se Raphinha u dëmtua gjatë ndeshjes Brazil-Francë dhe do të mungojë të paktën për pesë javë, Barcelona do të marrë një kompensim nga FIFA, në bazë të Skemës së Mbrojtjes së Klubeve. Sipas medieve spanjolle kompensimi që i takon Barcelonës në këtë rast është rreth 143 mijë euro, një shumë e pakrahasueshme me dëmin e madh që iu është shkaktuar katalanasve në këtë rast, duke ditur rëndësinë dhe peshën që ka një lojtar si Raphinha. Sulmuesi braziliani do të mungojë në dy sfidat e çerekfinaleve në Champions League ndaj Atletico Madridit si dhe në gjysmëfinalen e parë, gjithmonë nëse Barcelona do të kalojë “Colchoneros”. Po ashtu mungesa e Raphinha-s do të ndihet shumë edhe në La Liga, ku...