Raphinha nuk e “pëlqen” Bastonin, por i sugjeron Barcelonës transferimin një tjetër qendërmbrojtësi nga Serie A
16 Prill 2026 18:27 Telesport Eliminimi nga Atletico Madrid në Champions League, tregoi edhe njëherë problemet e shumta që ka Barcelona në mbrojtje. Gjatë gjithë kësaj kohe është përfolur për interesin e vazhdueshëm të katalanasve ndaj Alessandro Bastoni-t, por transferimi i italianit nuk është edhe aq i lehtë. Ndërkohë, “Mundo Deportivo” zbulon se Raphinha i ka sugjeruar drejtuesve të Barcelonës transferimin e një tjetër qendërmbrojtësi nga Serie A. Bëhet fjalë për bashkëkombësin e tij te kombëtarja braziliane, Gleison Bremer, i cili mund të konsiderohet si shtylla kryesore e mbrojtjes së Juventusit. Transferimi i Bremer është më i mundshëm se ai i Bastoni-t, pasi Juventus mund të heq dorë prej tij për një ofertë rreth 50 milionë euro. Ndryshe nga Inter, që kërkon mbi 70 milionë...
Burimi:
telesport.al