Raphinha dhe Barcelona, bashkë edhe në të ardhmen. Braziliani refuzon oferta faraonike

Raphinha dhe Barcelona, bashkë edhe në të ardhmen. Braziliani refuzon oferta faraonike

21 Mars 2026 11:48 Alfred Lleshi Raphinha është bërë një nga shtyllat kryesore të Barcelonës në vitet e fundit, element i pazëvendësueshëm në skemat taktike të Hansi Flick. Sulmuesi brazilian, me kontratë deri më 2028, spikat jo vetëm për cilësinë e lojës, por edhe aftësinë për t’i dhënë ritëm manovrës sulmuese dhe udhëhequr presingun e ekipit. Falë performancave të qëndrueshme në nivel të lartë dhe ndikimit gjithnjë e më të madh brenda dhomës së zhveshjes, Raphinha po afirmohet edhe si lider natyral. Kontributi i tij konsiderohet kyç për ambiciet e klubit në La Liga dhe Champions League. Edhe pse emri i tij shpesh lidhet me thashetheme merkatoje, teksa ka tërhequr interesin e shumë klubeve, braziliani ka qartësuar qëllimin: të qëndrojë në Katalonjë të paktën deri...