Rapadori “driblon” Romën, zgjedh Atalantën, por nga Bergamo ikën Lookman
Telenovela “Raspadori” është tashmë në seritë e fundit. Sulmuesi i Atletico Madrid është objektiv i disa klubeve në Serie A, ku në Romë po e prisnin krahëhapur, por në mënyrë të papritur sulmuesi “azzurr” ka zgjedhur Atalanta-n. Në kryeqytet, të gjithë prisnin që Raspadori të prezantohej zyrtarisht pasi Massara kishte gjetur akordin si me klubin e Atletico Madrid ashtu edhe me përfaqësues të lojtarit, por në fund, Raspadori dribloi duke zgjedhur Atalantën. Sipas mediave italiane, ekipi bergamask pritet të finalizojë këtë transferim në bazën e 25 milionë euro. Përcaktues në këtë ndryshim ishte fakti se Roma e kërkonte në formë huazimi, do të blinin kartonin e tij vetëm nëse kualifikoheshin në Champions, ndërsa Atalanta do të blejë kartonin e tij me titull definitiv. Me ardhmen...
Burimi:
gijotina.com