No Image Available

“Ranking Series Muhamed Malo”/ Mundësit kuqezinj larg zonës së medaljeve, humbasin që në start

Ka vijuar në Tiranë turneu “Ranking Series Muhamed Malo” në sportin e mundjes, event i organizuar nga Federata Shqiptare e Mundjes. Rreth 900 mundës janë pjesëmarrës në këtë turne që po zhvillohet në mjediset e sallës “Feti Borova”. Në sfidat e sotme, ka garuar mundësja e vetme shqiptare Albina Drazhi. Ajo garoi në peshën 68kg dhe nuk pati sukses. Që në sfidën e parë, ajo u mund 10-0 nga suedezja Tindra Sjoeberg, duke u eliminuar që në start. Në stilin greko-romak për meshkuj, në peshën 77kg, garoi mundësi Klodjan Shehu. Ai u mund 9-0 në duelin e parë nga indiani Nishant Phogat, duke u eliminuar. Në stilin e lirë, në peshën 92kg, garoi Albin Peposhi. Në duelin e parë, ai u mund 10-0 nga gjeorgjiani...