Raketat vranë 165 nxënëse, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar
Një moment emocional shoqëroi ndeshjen miqësore mes Iranit dhe Nigerisë, e zhvilluar në Belek të Turqisë. Të gjithë lojtarët e përfaqësueses iraniane të futbollit zbritën në fushë duke mbajtur në duar çanta shkolle, në një gjest simbolik që tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve dhe kamerave. Gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar, sulmuesi kryesor Taremi së bashku me shokët e skuadrës ekspozuan çantat, kryesisht në ngjyrë vjollcë, ndërsa kapiteni mbante një çantë rozë, si një homazh për nxënëset e shkollës “Shajareh Tayyebeh” në Minab, të cilat humbën jetën më 28 shkurt në një ngjarje tragjike pas sulmeve amerikano-izraelite me raketa. Emocionet ishin të dukshme jo vetëm te lojtarët në fushë, por edhe te stafi në stol, duke e kthyer ceremoninë para ndeshjes në një moment reflektimi dhe...
Burimi:
javanews.al