Rafael Leao korrigjon gabimin e Maignan, por Milani merr vetëm një pikë ndaj Como-s
Ndeshja e prapambetur e javës së 24-t të Serie A ndërmjet Milanit dhe Comos përfundoi në barazim 1-1, me ‘Djallin’ tashmë -7 pikë nga Interi kryesues. Kuqezinjtë dhe larjanët ndanë pikët në “San Siro”, ku mysafir i mbrëmjes ishte gjithashtu edhe Tom Brady, legjenda e NFL-së (7 Super Bowl të fituar) dhe tani një nga pronarët minoritarë të Birmingham City-T. Golat Milani në disavantazh përballë Comos në ‘San Siro’. Në minutën e 32-të, një gabim I rëndë i portierit Maignan shfrytëzohet maksimalisht nga sulmuesi I miqve, Nico Paz, që e dërgon topin në rrjetë mes këmbëve të portierit francez, 0-1. Milan – Como 0-1 Pas shumë përpjekjesh të dështuara, vjen goli i barazimit nga Milani. Rafael Leao merr një top nga thellësia dhe bën të...
Burimi:
ntv.al