Ra nga ujëvara teksa bënte foto me të dashurën, humb jetën futbollisti 22-vjeçar
Futbollisti francez, Aleksis Vergos ka ndërruar jetë këtë të mërkurë. Sipas mediave të huaja, Vergos ka rrëshqitur nga shkëmbinj të lagur, pranë një ujëvare, teksa bënte selfie me të dashurën e tij në Tajlandë. Autopsia e 22-vjeçarit konfirmoi shkakun e vdekjes si traumë në kokë. Vendi i aksidentit, një nga atraksionet turistike më të njohura të Tajlandës jugore, ka qenë skenë e tragjedive të ngjashme në të kaluarën. Quimper Ergué Armel FC, klubi ku luante ai, shprehu ngushëllimet e tij në rrjetet sociale: “Me hidhërim të madh njoftojmë vdekjen e Aleksis Vergos, djalit të Tierrit, trajneri të ekipit C dhe vullnetarit të klubit. Aleksis filloi të luante futboll me ne në moshën 6 vjeç dhe luajti në ekipin e të rriturve deri dy sezone më...
Burimi:
vizionplus.tv