Qeveria e Senegalit shpërblen futbollistët pas fitimit të Kupës së Afrikës
Fitorja për herë të dytë e Kupës së Afrikës ka kthyer lojtarët e përfaqësueses së Senegalit në heronj të mirëfilltë kombëtarë. Sadio Mane dhe shokët e tij shkëlqyen duke marrë një fitore historike në finale ndaj Marokut, mes kaosit dhe sjelljes jashtëzakonisht të turpshme të vendasve. Pas kthimit me trofeun në atdhe, parada e tyre me autobus u ndoq nga qindra mijëra njerëz që festuan si të çmendur me ekipin. Dhe festa pastaj është kurorëzuar me vendimet e shtetit të Senegalit, që ka nderuar protagonistët e këtij suksesi. Presidenti i Senegalit, Basiru-Diomaje Faje, u ka akorduar një premio prej rreth 115 mijë eurosh për secilin futbollist. Por jo vetëm kaq, ai u ka caktuar edhe nga një terren prej 1500 metrash katrorë në zonën popullore...
Burimi:
vizionplus.tv