PSG, ngecin negociatat për rinovimin e Dembélé. Ultimatumi i Al-Khelaifi: Klubi, më i rëndësishëm se çdo individ

PSG, ngecin negociatat për rinovimin e Dembélé. Ultimatumi i Al-Khelaifi: Klubi, më i rëndësishëm se çdo individ

21 Janar 2026 11:12 Alfred Lleshi Pas fitimit të “Topit të Artë” dhe një sezoni me 6 nga 7 trofe të mundshëm; mungonte vetëm Botërori për Klube, Ousmane Dembélé ka marrë vëmendjen maksimale të medias, opinionit publik dhe tifozëve të PSG-së. Kjo për shkak të së ardhmes së tij, me kontratën që i skadon verën 2028. Sipas “RMC Sport”, klubi ka kontaktuar me agjentët e 28-vjeçarit, duke bërë ofertë verbale në përputhje me pagat aktuale, për një rinovim të mundshëm. Nëse Dembélé, lojtari më i paguar i ekipit, pret rritje pas “Topit të Artë”, presidenti Al-Khelaifi e paralajmëron: “Politika e klubit është se ekziston një limit pagash për lojtarët, të gjithë e dinë dhe duhet ta respektojnë”. Presidenti i skuadrës pariziene shtoi: “Klubi është më...