PSG fiton derbin e kryeqytetit, por sërish një pikë larg vendit të parë (video)
4 Janar 2026 22:41 Telesport PSG e ka nisur me fitore vitin 2026. Kampionia në fuqi e Francës ka fituar derbin e kryeqytetit, 2-1 ndaj Paris FC. Derbi u zhbllokua në fund të pjesës së parë, ku Desire Doue gjeti golin pas një asisti të mrekullueshëm të Fabian Ruiz. Pjesa e dytë nis me dy gola të shpejtë. Fillimisht, Geubbels barazon shifrat 1-1 nga penalltia në minutën e 50-të, e fituar pas një faulli në zonë të Ilya Zabarnyi. Ndeshje shumë e dobët sot për ukrainasin. Reagimi i PSG-së ishte i menjëhershëm, duke gjetur golin e avantazhit në minutën e 53-të me Ousmane Dembele, goditja e të cilit u devijua dhe përfundoi në rrjetë. Shifrat nuk ndryshuan deri në fund. PSG fiton derbin 2-1 dhe...
Burimi:
telesport.al