PSG dëshiron t’i besojë plotësisht Luis Enrique, gati rinovimi deri më 2030

PSG dëshiron t’i besojë plotësisht Luis Enrique, gati rinovimi deri më 2030

25 Mars 2026 13:34 Alfred Lleshi PSG ka gjetur te Luis Enrique njeriun e duhur për t’i kthyer ambiciet në rezultate konkrete. I ardhur më 2023, trajneri asturian vendosi menjëherë gjurmën e tij, pa frikë për të marrë vendime të guximshme. Ai u nda edhe nga emra të mëdhenj dhe vendosi rregulla të rrepta për të krijuar disiplinë e identitet. Rezultatet erdhën shpejt. Sezonin e kaluar, PSG fitoi më në fund Champions League, një objektiv i ndjekur prej vitesh, me trajnerin protagonist të heshtur, por vendimtar. “Lucho” gëzon autonomi të plotë, i mbështetur nga bashkëpunimi me Luis Campos dhe marrëdhëniet shumë të mira me presidentin Nasser Al-Khelaïfi. Pozicioni i tij respektohet dhe ai vetë nuk e ka fshehur kënaqësinë për të punuar në Paris. Pavarësisht zërave...