Procesi i licencimit për sezonin 2026–2027, FSHF zhvillon takim mes Tiranën dhe Partizanin

Procesi i licencimit për sezonin 2026–2027, FSHF zhvillon takim mes Tiranën dhe Partizanin

19 Janar 2026 17:51 Telesport Departamenti Ligjor dhe i Licencimit të klubeve në Federatën e Futbollit ka nisur takimet dypalëshe me dy klubet e kryeqytetit KF Tirana dhe FK Partizani, në kuadër të procesit të licencimit të klubeve për sezonin e ri 2026–2027. Këto takime, të zhvilluara gjatë kësaj jave në ambientet e secilit klub, u fokusuan në sqarimin e detajuar të rregulloreve të licencimit, standardet që duhet të përmbushen si dhe në garantimin e plotësimit të saktë dhe brenda afateve të të gjithë dokumentacionit të kërkuar nga klubet aplikante për licencë. FSHF vijon të demonstrojë angazhimin e saj për një proces transparent, profesional dhe në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare, duke e konsideruar licencimin një element kyç për rritjen e cilësisë dhe qëndrueshmërisë...