Problemet në familjen Beckham

Problemet në familjen Beckham

David Beckham është shfaqur për herë të parë në publik pas deklaratave të forta të djalit të tij të madh, Brooklyn Beckham, të cilat hodhën dritë mbi tensione brenda familjes Beckham dhe pretendime për probleme gjatë organizimit të dasmës së tij me Nicola Peltz. Ish-futbollisti anglez mori pjesë më 20 janar në Forumi Ekonomik Botëror, në kuadër të takimit vjetor që po zhvillohet në Davos të Zvicrës. Beckham u shfaq i qetë dhe i buzëqeshur përpara kamerave, duke pozuar për fotografët dhe duke marrë pjesë në diskutime në një kabinë podkastesh, në linjë me temën e këtij viti të forumit, “Një Frymë Dialogu”. Dalja e tij publike erdhi vetëm pak orë pasi Brooklyn Beckham theu heshtjen përmes disa postimeve në Instagram Stories, pas muajsh spekulimesh...