Burimi:
sportekspres.com
Foto © sportekspres.com
“Pritet vetëm zyrtarizimi”! Gazetari jep lajmin e bujshëm: Sokol Cikalleshi do të vijë te Flamurtari, arrihet marrëveshja
Gazetari sportiv Fatjon Baze ishte i ftuar në emisionin “Kubi Sportiv”, që transmetohet në Euronews Albania, nën moderimin e Drilon Xhepollarit, ku u analizuan rezultatet e javës së 18-të të Kategorisë Superiore. Gjatë diskutimit, Baze u ndal fillimisht te situata e Partizanit, duke theksuar se pavarësisht dy humbjeve të fundit ndaj Egnatias dhe Dinamos, të kuqtë vijojnë të kenë potencialin dhe kualitetin e nevojshëm për të arritur objektivin e sezonit, “Final 4”. “Në këndvështrimin tim, pavarësisht humbjeve me dy ekipet më të forta të Superiores, Egnatian dhe Dinamon, Partizani i ka ende të gjitha mundësitë për të kapur ‘Final 4’. Bëhet fjalë për një skuadër me organikë cilësore, e cila pas një starti negativ është ringritur dhe është sërish në garë,” – u shpreh Baze....