Presidenti i Dinamos i dha premio lojtarëve që para finales, kapiteni Dita tregon sekretet: Ishim më lart se Egnatia në çdo moment

Presidenti i Dinamos i dha premio lojtarëve që para finales, kapiteni Dita tregon sekretet: Ishim më lart se Egnatia në çdo moment

Dinamo arriti të fitonte Supërkupën e Shqipërisë teksa fitoi në shifrat 1-3 kundër Egnatias. Një fitore me shumë peshë për djemtë e drejtuar nga Ilir Daja, e cila mund të quhet padyshim një panoramë e parë e asaj që na pret në lidhje me titullin kampion pasi janë pikërisht këto dy ekipe si favoritet kryesore. I ftuar në emisionin Kubi Sportiv që moderohet nga Drilon Xhepollari në EuroNeës Albania ishte kapiteni i Dinamos, Bruno Dita. Ky i fundit ka treguar sekretin e fitores duke thënë se që para finales me Egnatian, presidenti i Dinamos kishte shpërblyer lojtarët duke mos pritur fundin e ndeshjes.?“Superkupa është më shumë një trofe prestigji. E vlerësuam ndeshjen dhe e fituam. Në pjesën e dytë ishim më agresiv në sulm, por...