Presidenti Duka bashkëbisedim me gazetarët: Nga trajneri i Kombëtares te sfidat e reformat

Presidenti Duka bashkëbisedim me gazetarët: Nga trajneri i Kombëtares te sfidat e reformat

Presidenti i FSHF, Armand Duka zhvilloi mesditën e sotme një bashkëbisedim me gazetarët, ku iu përgjigj të gjitha pyetjeve lidhur me çështje të ndryshme. Nga ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, kreu i qeverisë së futbollit foli për ecurinë dhe arritjet e Kombëtares, të ardhmen e trajnerit Silvinjo dhe diskutimet me të, si edhe emrat që mund ta pasojnë nëse nuk do të ketë një dakordësi. Presidenti Duka foli edhe për ligjin e sponsorizimit, klubet e Abissnet Superiores, nivelin e futbollit, tifozët, punën për finalet e kampionatit Euro U-21, infrastrukturën, marrëdhëniet me KOKSH dhe arbitrimin. – Si e keni parë vitin 2025 të Kombëtares? Çfarë do të ndodhë me trajnerin e Kombëtares? – Padyshim që prisnim më shumë dhe, sipas meje, edhe meritonim më shumë. Me...