Zyrtare/ Tottenham dhe Igor Tudor ndajnë rrugët, zgjidhje e kontratës me konsensus
Tani është zyrtare, Igor Tudor nuk është më trajneri i Tottenham. Klubi londinez doli me një komunikatë për shtyp duke konfirmuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin kroat duke e zgjidhur kontratën në mënyrë konsensuale. Komunikata e Tottenham ‘Mund t’ju konfirmojmë se është arritur marrëveshja me trajnerin Igor Tudor për ndërprerjen e menjëhershme të bashkëpunimit. Po kështu largohen nga Tottenham edhe trajneri i portierëve, Tomislav Rogic dhe përgatitësi fizik, Riccardo Ragnacci. I falenderojmë Igor, Tomislav dhe Riccardo për punën e palodhur të bërë prej tyre në këto 6 javë të fundit. Po kështu jemi të vetëdijshëm për dhimbjen që Igor përjetoi së fundmi dhe i shfaqim mbështetjen tonë për të dhe familjen e tij në këtë periudhë të vështire. Përsa i përket trajnerit të ri, emri...
Burimi:
top-channel.tv