United deklaron një shifër rekord borxhesh prej 1.3 miliard stërlinash, për 6-mujorin e dytë të 2025-s

United deklaron një shifër rekord borxhesh prej 1.3 miliard stërlinash, për 6-mujorin e dytë të 2025-s

Edhe pse skuadra e Manchester United po bën shumë mirë në aspektin futbollistik pas mbërritjes së Michael Carrick, financiarisht ata vazhdojnë të pësojnë humbje. Drejtori ekzekutiv i Manchester United, Omar Berrada, thotë se klubi ka përmirësuar performancën e tij financiare, pavarësisht se borxhi i klubit tani po i afrohet 1.3 miliardë stërlinave. United njoftoi një fitim operativ prej 32.6 milionë stërlinash për gjashtë muajt deri më 31 dhjetor 2025. Kjo është në kontrast të plotë me një humbje prej 3.9 milionë stërlinash për të njëjtën periudhë 12 muaj më parë. Megjithatë, United tërhoqi gjithashtu edhe 25 milionë stërlina shtesë nga kredia e saj qarkulluese,  e cila tani është 295.7 milionë stërlina. Me këtë, borxhin e vjetër nga blerja e familjes Glazer dhe “detyrimet” shtesë të listuara në...