Tottenham në kaos/ Tudor pranë shkarkimit, zbulohet trajneri që do ta zëvendësojë në stolin e Spursave

Tottenham në kaos/ Tudor pranë shkarkimit, zbulohet trajneri që do ta zëvendësojë në stolin e Spursave

Sean Dyche është konsideruar kandidat kryesor për të marrë drejtimin e Tottenham nëse klubi vendos të shkarkojë trajnerin e përkohshëm Igor Tudor. Dyche është i vetëdijshëm për interesin e Spurs, që po mendojnë për një tjetër ndryshim në stolin teknik. Zyrtarët e klubit ende nuk duan të emërojnë një trajner të përhershëm dhe në rast se Tudor largohet, ata mund të kërkojnë një tjetër zëvendësim të përkohshëm. Ish-trajneri i Burnley dhe Nottingham Forest, Dyche, shihet si një opsion i fortë për të shpëtuar Spurs nga rënia nga Premier League, falë përvojës së tij në ligë, menaxhimit të lojtarëve dhe aftësisë për të bërë ekipet të vështira për t’u mundur. Megjithatë, ende nuk është marrë një vendim për fatin e Tudor, pavarësisht humbjes së turpshme 5-2...