Tottenham dhe Tudor, drejt zgjidhjes së kontratës me konsensus, shfaqet emri i De Zerbit për stolin

Tottenham dhe Tudor, drejt zgjidhjes së kontratës me konsensus, shfaqet emri i De Zerbit për stolin

Igor Tudor dhe Tottenham janë duke e mbyllur historinë e tyre profesionale dhe të komplikuar. Humbja e pastër ndaj Nottingham Forest ishte ‘qershia mbi tortë’ e një sezoni katastrofik për trajnerin kroat që përpara Hotspurs kishte drejtuar edhe Juventusin. Tani klubi londinez është në vendin e 17, me vetëm 1 pikë para zonës së rënies nga kategoria. Duke parë situatën psikologjike të skuadrës, është e qartë se është rasti për të ndërhyrë. Vetë Tudor është i ndërgjegjshëm për këtë, sa këto orë ai po diskuton me drejtuesit e klubit për zgjidhjen konsensuale të kontratës. Ndërkaq, Tottenham po studion emrat e mundshëm të pasuesit të Tudor që sipas logjike do të jetë një zgjidhje e përkohshme, pra është rasti klasik i trajnerit të komanduar në skuadër....