Slott dhe gafa e Tudor: Ne personat pa flokë, nga prapa dukemi të gjithë njësoj…
Një situatë groteske që u mbyll me një batutë. Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes mes Liverpool dhe Galatasaray për 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve, Arne Slot u kthye të flasë për episodin që në 48 orët e fundit shkaktoi humor në rrjetet sociale. Përpara fillimit të ndeshjes mes Liverpool dhe Tottenham, trajneri i Hotspurs, Igor Tudor u nis në drejtim të pankinës së The Reds për të shtrënguar duart me kolegun e tij. Por kroati u bë protagonist i një gafe teksa e ngatërroi holandezin me Allan Dixon, anëtarin e stafit të tij dhe Arne Slot e komentoi në këtë mënyre episodin. ‘Nuk e pashë momentin, por më treguan. Ka kaq shumë njerëz pa flokë dhe nga prapa të gjithë...
Burimi:
top-channel.tv