Sanksion historik për Chelsea, gjobitet me miliona euro dhe…
Premier League vepron me ‘grusht të hekurt’ ndaj Chelseat për pagesë të parregullt ndaj agjentëve dhe palëve të treta dhe një sërë thyerjesh të tjera të normave të tij. Drejtuesit e kampionatit anglez i vunë një sanksion historik Bluve të Londrës me këta të fundit që duhet të paguajnë një gjobë rekord prej 12.5 milionë euro, ndërkohë që për 9 muaj ata nuk do të mund të blejnë futbollistë për kategoritë inferiore. Për skuadrën e parë bllokimi i merkatos është për 1 vit, por është lënë pezull. Premier League mori këto vendime pas mbylljes së 2 procedimeve disiplinore pasi vetë Chelsea pranoi se kishte thyer normat e këtij organizmi me pagesën e 54.5 milionë euro në mënyrë të parregullt për agjentë dhe persona të tretë...
Burimi:
top-channel.tv