Rrezikon shkarkimin nga Tottenham, Igor Tudor: Një trajner i ri nuk do t’i zgjidhë menjëherë problemet

Rrezikon shkarkimin nga Tottenham, Igor Tudor: Një trajner i ri nuk do t’i zgjidhë menjëherë problemet

Presioni te Tottenham e sidomos trajneri Igor Tudor pas humbjes 5-2 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen e parë të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve është rritur shumë. Skuadra londineze ditën e dielë ka një ndeshje delikate, atë me Liverpool në  Anfield, sfidë ku ajo shkon pas 4 humbjeve radhazi me Tudor në pankinë, që përbën një rekord për Tottenham, si dhe me 6 humbje radhazi në të gjitha kompeticionet, edhe ky një rekord. Këto rezultate kanë bërë që të shtohen zërat për një shkarkim të Igor Tudor nga pankina e Hotspurs, por trajneri kroat thekson se problemet në skuadër janë shumë më të mëdha nga sa imagjinonte ai dhe se ato nuk do të largohen me ardhjen e një trajneri të ri. ‘Njerëzit...