Richarlison shpëton Tottenham ndaj Liverpool, vjen pika e parë për Igor Tudor
Tottenham frenon serinë e humbjeve radhazi dhe merr pikën e parë me Igor Tudor në pankinë. Në ndeshjen e zhvilluar në Anfield, skuadra londineze arriti të marrë një barazim 1-1 ndaj Liverpoolit dhe ngjitet në kuotën e 30 pikëve, por përsëri e ndjen hijen e ftohtë të zonës së rënies nga kategoria. Liverpool zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 18 të sfidës teksa shënoi me Szoboszlai i cili ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi duke mposhtur portierin Vicario. Ky i fundit në minutën e 35 shpëtoi portën e tij nga pësimi i golit të dytë teksa ndali gjuajtjen e Gakpo, ndërsa në krahun tjetër, Alisson priti një gjuajtje me kokë të Richarlison Ishtë pikërisht ky i fundit që në minutën e 90 kur u...
Burimi:
top-channel.tv