Premier League/Sunderland mposht Newcastle në ‘St.James Park’, Aston Villa i imponohet West Hamit
Sunderlandi i Granit Xhakës nderohet në minutat e fundit në ndeshjen e radhës në kampionatin anglez të futbollit. Në St.James Park, kjo skuadër arriti të mposhtë me rezultatin 2-1, Newcastle që vinte në këtë përballje pas humbjes së rëndë të pësuar në Camp Nou me rezultatin 7-2. Dhe ishte skuadra vendase ajo që e nisi më mirë ndeshjen teksa që në minutën e 10 shënoi golin e avantazhit me Anthony Gordon duke lënë të kuptohet se ndoshta e kishte lënë pas makthin e përjetuar në mesjavë. Pjesa e parë u mbyll pikërisht me avantazhin e Magpies. Por në pjesën e dytë u pa një reagim i Sunderlandit që në minutën e 57 barazoi me Chemsdine Talbi, ndërsa në minutën e 90 erdhi edhe goli i...
Burimi:
top-channel.tv