Premier League/Manchester United, fitore me përmbysje ndaj Crystal Palace

Premier League/Manchester United, fitore me përmbysje ndaj Crystal Palace

Manchester United vazhdon të mos njohë humbje me Michael Carrick në Premier League angleze. Skuadra e Djajve të Kuq arriti të mposhtë Crystal Palace në Old Trafford me rezultatin 2-1 dhe tani e sheh veten në vendin e tretë me 51 pikë duke zbritur një shkallë më poshtë Aston Villën me po kaq pikë. Ishte Crystal Palace ajo që e nisi më mirë këtë sfidë në Teatrin e Ëndrrave që në minutën e 4 me Lacroix që shfrytëzoi një asist të Johnson. Skuadra londineze diti të ruajë këtë avantazh deri në fundin e pjesës së parë. Pas pushimit gjërat u komplikuan për Crystal Palace që pa që në minutën e 56 autori i golit Lacroix të ndëshkohet me karton të kuq duke e lënë skuadrën...