Premier League/Manchester City mposht Leeds dhe vijon presionin ndaj Arsenalit
Manchester City mori maksimumin në Elland Road në ndeshjen me Leeds në sfidën e radhës në Premier League angleze. Skuadra e Pep Guardiolës arriti t’i imponohet skuadrës vendase duke e mundur me rezultatin 1-0, një fitore që i jep mundësinë që të vijojë me presionin ndaj Arsenalit kryesues. Në pjesën e parë portieri Donnarumma ndali gjuajtjen e Aaronson, ndërsa në krahun tjetër Darlow priti gjuajtjen e O’Reilly. Ai që mendoi të zhbllokojë ndeshjen ishte Semenyo në minutat shtesë të këtij fraksioni pas një asisti të Ait-Nouri dhe kështu skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes me rezultatin 1-0 në favor të Citizens. Në pjesën e dytë, ganezi u bë sërish i rrezikshëm, por ai që shpërdoroi një rast të shkëlqyer shënimi për të çuar rezultatin në...
Burimi:
top-channel.tv