Premier League/Liverpool nuk ka mëshirë, fitore me manita ndaj West Ham

Premier League/Liverpool nuk ka mëshirë, fitore me manita ndaj West Ham

Liverpool duket se po i lë pas krahëve momentet e krizës në futbollin anglez. Skuadra e drejtuar nga Arne Slot regjistroi një tjetër fitore në Premier League këtë radhë ndaj West Hamit të cilin e mundi me rezultatin 5-2. Festivali i golave në Anfield u hap që në minutën e 5 kur Etikite zhbllokoi rezultatin duke i dhënë avantazhin 1-0 Liverpool.  Në atë moment skuadra e The Reds mori kontrollin dhe në minutën e 24 shënoi sërish këtë radhë me Virgil Van Dijk për të çuar rezultatin në 2-0. Pak para fundit të pjesës së parë, Mac Allister shkroi emrin në listën e shënuesve duke e çuar rezultatin në 3-0. Por në fillimin e pjesës së dytë, Soucek shkurtoi diferencën në 3-1 për ëest Ham...