Premier League/Fitore dramatike e Liverpool, Mac Allister nderon ‘The Reds’ në minutën e 97
Liverpool mori një fitore dramatike dhe të rëndësishme pasditen e kësaj të diele në transfertë teksa mposhti Nottingham Forest me rezultatin 1-0 duke ia bërë të hidhur debutimin trajnerit Vitor Pereira. Ishte një ndeshje që u vendos vetëm në minutën e 97 të saj kur Mac Allister shënoi për skuadrën e drejtuar nga Arne Slot në një sfidë ku Nottingham Forest meritonte shumë më shumë nga çfarë tregon rezultati përfundimtar i sfidës. Nottingham zhvilloi një lojë shumë më të mirë se Liverpool në këtë përballje me Forest që pati një sërë rastesh të pastra shënimi që nuk u shfytëzuan. Ai që e shfrytëzoi mundësinë që pati ishte pikërisht Mac Allister që i dha fitoren 1-0 skuadrës së Liverpool që barazohet me pikë me Chelsea dhe...
Burimi:
top-channel.tv