Premier League/ Everton gjunjëzon Chelsea, ngjitet në vendin e 7 duke iu afruar ndjeshëm

Premier League/ Everton gjunjëzon Chelsea, ngjitet në vendin e 7 duke iu afruar ndjeshëm

Evertoni mori një fitore të rëndësishme këtë të shtunë në Premier League angleze teksa në Goodison Park mposhti Chelsea duke e mundur pastër me rezultatin 3-0 duke u ngjitur në vendin e 7 të klasifikimit. Njeriu i ndeshjes për skuadrën e drejtuar nga David Moyes ishte Beto autori i dy prej golave të Evertonit që ka meritën që nuk e lejoi Chelsea që të përfitonte nga humbja e Liverpool për ta parakaluar në klasifikim. Rezultati u zhbllokua në minutën e 33 pikërisht nga Beto dhe me shifrat 1-0 skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes për pushimin e pjesës së parë. Në pjesën e dytë, Evertoni shënoi edhe 2 herë të tjera. Beto u bë sërish protagonist për skuadrën e tij teksa në minutën e 62...