Pep Guardiola dhe përqafimi më i bukur pas triumfit me Manchester City; në fushë i shkon vajza e tij, Maria
Pasditen e së dielës, Manchester City mposhti Arsenalin në Wembley në finalen e Carabao Cup, duke fituar trofeun e parë sezonal dhe të 19 në total në pankinën e Citizens. Trajneri katalanas në këtë mënyrë bëhet i pari teknik që e fiton këtë trofe për të pestën herë dhe padyshim që ai e festoi në maksimum triumfin e skuadrës së tij. Por 55 vjeçarit pas përfundimit të finales me Arsenalit iu rezervua një përqafim i veçantë; ai i Marias, vajzës së madhe të tij dhe ish bashkëshortes Cristina Serra. E lindur në vitin 2001 në Barcelonë, Maria është një influencer me rreth 1 milionë ndjekës në Instagram. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv