Pas Barcelonës në Champions, Newcastle i prish punë edhe Chelseat në kampionat

Pas Barcelonës në Champions, Newcastle i prish punë edhe Chelseat në kampionat

Newcastle pasi i hapi probleme Barcelonës në Ligën e Kampioneve në mesjavë, pushtoi Londrën këtë të shtunë në kampionat teksa mundi Chelsea në Stamford Bridge me rezultatin 1-0 në sfidën e vlefshme për javën e 30 te Premier Leagues angleze. Anthony Gordon u bë njeriu i ndeshjes për skuadrën e Newcastle që shënoi golin për Magpies që në minutën e 19 duke i dhënë kryesimin në rezultat 1-0. Pas pushimit të ndeshjes, Newcastle arriti të ruajë këtë avantazh të krijuar në 45 minutat e para deri në fërshëllimën e fundit të arbitrit duke marrë kështu 3 pikët e kësaj ndeshjeje që e shohin Neëcastle që ngjitet në kuotën e 42 pikëve në vendin e 9, ndërsa Chelsea mbetet me 48 pikë në vendin e pestë....