Nuk gabon as Liverpool, skuadra e The Reds vijon rrugëtimin në FA Cup
Liverpool nuk gaboi në ndeshjen e tij të raundit të 4-t të FA Cup. Skuadra e The Reds mposhti Brightonin me rezultatin 3-0 duke kaluar për më tej në këtë kompeticion. Skuadra e drejtuar nga Arne Slot priti minutën e 42 për të zhbllokuar rezultatin teksa shënoi me Curtis Jones. Skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes me avantazhin 1-0 të The Reds. Në pjesën e dytë Liverpool gjeti sërish rrugën e rrjetës këtë radhë me Szoboszlai duke e çuar rezultatin në 2-0. Por skuadra e Arne Slot kishte ende për të thënë dhe arriti të fitojë një 11 metërsh që u ekzekutua saktë nga Mohamed Salah dhe shifrat shkuan 3-0 për skuadrën e Liverpool. Pas këtij goli historitë e kësaj përballjeje nuk ndryshuan më dhe...
Burimi:
top-channel.tv