Në Emirates ka lindur ylli Dowman, ‘Kaka i ri’ dhe lojtari më i ri që ka shënuar në historinë e Premier League

Në Emirates ka lindur ylli Dowman, ‘Kaka i ri’ dhe lojtari më i ri që ka shënuar në historinë e Premier League

Në moshën 16 vjeç e 73 ditë, Max Dowman ka shkruar historinë e Premier League angleze teksa me fanelën e Arsenalit është futbollisti më i ri që ka shënuar gol në të gjithë historinë e kampionatit anglez. Ky është nje tjetër rekord për xhevahirin e Topçinjve të Londrës që në muajin gusht u bë futbollisti i dytë më i rë në histori që bën debutimin në kategorinë më të lartë të futbollit në Angli(15 vjeç e 302 ditë), ndërsa në muajin nëntor u bë debutuesi më i ri në Ligën e Kampioneve (15 vjeç e 308 ditë) Me fjalë të tjera, mesfushori i Arsenalit është me të vërtetë i paracaktuar, ‘Kaka i ri’ siç e thërrisnin te ekipet e moshave, Dowman është rritur me fanelën...