Manchester United rikthehet te fitorja në Premier League dhe i imponohet Aston Villas
Manchester United rikthehet te fitorja në Premier League angleze. Skuadra e Djajve të Kuq iu imponua Aston Villas në Old Trafford duke e mundur me rezultatin 3-1, një sukses ky që i jep mundësinë të shkëputet me 3 pikë nga Villans në vendin e tretë të klasifikimit. Pas një pjese të parë pa gola, gjërat ndryshuan totalisht në 45 minutat e dyta të sfidës. Casemiro në minutën e 53 zhbllokoi rezultatin për skuadrën e drejtuar nga Michael Carrick, duke i dhënë avantazhin 1-0. Por Aston Villa reagoi dhe në minutën e 65 barazoi shifrat në 1-1 me golin e Ross Barkley. Ekuilibri në rezultat rezistoi vetëm 6 minuta, pasi Manchester United shënoi sërish, këtë radhë me Matheus Cunha duke e çuar rezultatin në 2-1. La...
Burimi:
top-channel.tv