Manchester United nuk ka të ndalur me Michael Carrick, mposht Evertonin, i afrohet vendit të tretë(VIDEO)
Manchester United nuk di të ndalet në Premier League angleze që nga momenti kur drejtimin e tij e mori Michael Carrick. Skuadra e Djajve të Kuq regjistroi ndeshjen e 6 radhazi pa humbje teksa në Goodison Park mposhti Evertonin në ndeshjen përmbyllëse të javës së 27 me rezultatin e ngushtë 1-0 për të marrë 3 pikë të çmuara që e afrojnë akoma më shumë me vendin e tretë në klasifikim që mbahet nga Aston Villa. Ndeshja u zgjidh në pjesën e dytë të takimit, pasi e para u mbyll me barazimin 0-0. Ishte një ndeshje ku rastet për shënim nuk munguan nga asnjë prej skuadrave, por momenti kulmor i ndeshjes ishte minuta e 72 kur Benjamin Sesko shënoi për Manchester United duke i dhënë avantazhin...
Burimi:
top-channel.tv