Man City i thotë ‘lamtumirë’ përfundimisht titullit? Barazon në udhëtim ndaj West Hamit
West Ham United mori një barazim shumë të rëndësishëm 1-1 ndaj Manchester City-t, duke u dhënë një goditje të fortë ambicieve të kampionëve për titull në Premier League. “Çekanët” arritën të rikuperonin disavantazhin dhe njëkohësisht i dhanë fund serisë prej shtatë humbjesh radhazi në përballjet direkte me City-n. Edhe pse trajneri Pep Guardiola ishte në tribunë për shkak të një pezullimi, skuadra e tij e nisi ndeshjen duke kontrolluar plotësisht topin dhe ritmin e lojës. Megjithatë, mbrojtja e fortë e londinezëve nuk lejoi shumë raste të pastra për gol. Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 31-të. Pas një pasimi nga Omar Marmoush, portugezi Bernardo Silva realizoi me klas, duke dërguar topin mbi portierin dhe në rrjetë për 0-1. Reagimi i West Hamit ishte...
Burimi:
top-channel.tv