Igor Tudor ‘ i mallkuar’, Tottenham humbet Romero dhe Palhinha për shkak të protokollit për tronditjet cerebrale
‘Diçka që nuk më ka ndodhur kurrë që kur kam nisur të jem trajner, kam problem për të plotësuar formacionin’-kështu u shpreh Igor Tudor për ndeshjen e së dielës me Liverpool duke nënvizuar emergjencën me dëmtimet që ka skuadra e tij, Tottenham Në listën e gjatë të të padisponueshmëve shtohen edhe Romero e Palhinha, që mungojnë për shkak të protokollit për tronditjet cerebrale të Premier League pas përplasjes së pësuar në ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Atletico Madrid. Të dy futbollistët do të duhet të riekzaminohen, por kjo do të ndodhë pas fundjavës kur është edhe sfida delikate mes Tottenham dhe Liverpool me Hotspurs që është në luftë për mbijetesë duke qenë se është vetëm 1 pikë mbi zonën e rënies nga kategoria me...
Burimi:
top-channel.tv